Amnistia penale, ja kur priten të lirohen 60 të dënuar

Rreth 60 të burgosur që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë pritet të fitojnë lirinë si pasojë e zbatimit të ligjit për dhënien e amnistisë, i cili do të nisë të zbatohet më 15 korrik.

Sipas këtij ligji, përfituesit do të kenë ulje të masës së dënimit me 1 vit për burrat dhe me 1.5 vite për gratë.

Për një pjesë të të dënuarve, kjo ulje do të sjellë lirimin e menjëhershëm, ndërsa të tjerëve do t’u reduktohet koha e mbetur e vuajtjes së dënimit.

Burime pranë burgut të Drenovës bëjnë me dije se janë kryer verifikimet përkatëse për personat që plotësojnë kushtet ligjore për të përfituar nga amnistia.

Nga përfitimi i amnistisë përjashtohen personat e proceduar ose të dënuar për çështje që lidhen me SPAK, si edhe të dënuarit për vepra penale me rrezikshmëri të lartë, të cilët nuk përfshihen në këtë masë lehtësuese.

Leave a comment