“Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçares së dhunuar: Vajza është e tmerruar, ja si e morën në banesë

Nëna e 17-vjeçares së dhunuar një muaj më parë në Fier nga tre adoleshente ka folur për mediat, dhe ka rrëfyer gjendjen e vajzës së aj. Nëna ka tregaur se vajza është në gjendje të rëndë, dhe vazhdimisht ndihet e frikësuar.

“Po vijnë. Do më rrahin”, këto janë fjalët që 17-vjeçarja ju ka përsëritur vazhidmisht familjarëve të saj.

Nëna e vajzës ka rrëfyer se vajza atë ditë kishte ikur në spital pasi ishte dhunuar por nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur.

See also  “Më thonë pastaj mos u merr me protestuesit”, Rama nxjerr videon nga tubimi në bulevard: Ky patrioti i Çamërisë, i dënuar tre herë në Belgjikë si trafikant droge

“Kam një muaj që nuk vë gjumë në sy. E çova gocën në kurs në Fier për parukiere. Si gjithmonë e prisja të vinte në shtëpi. Prisja, prisja, më erdhi një telefonatë që vajza është në spitalin e Fierit. Kishte vajtur në spital por nuk kishte treguar çfarë kishte ndodhur”, tregoi nëna e vajzës.

Më tej gruaja ka treguar se në kontaktin e parë me vajzën ajo ka tentuar ta fshehë ngjarjen, pasi i ka thënë se nuk ndidhej mirë prandaj shkoi në spital edhe pse dukshëm kishte shenja në fytyrë.

See also  Metamorfoza e Edi Ramës: “Burg, burg, burg” për qytetarët, standard tjetër për zyrtarët

“Vetëm pasi u bë ngjarja publike, vajza më tregoi se më dhunuan tre goca”, rrëfeu gruaja.

Ndërkohë vajza ju ka rrëfyer prindërve se ajo kishte shkuar me vajzat e tjera pasi ato i kishin premtuar se do t’i bënin një surprizë.

Më herët nëna e një prej vajzave dhunuese ka treguar se vajza e saj vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Leave a comment