Diaspora po ndëshkohet/ Me telefon në dorë, polici regjistron makinat për t’i gjobitur (Video)

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka ngjallur reagime, pasi shfaq një efektiv policie duke mbajtur telefonin celular në dorë dhe duke filmuar automjetet e diasporës, teksa ato presin në radhët e gjata për të hyrë në Shqipëri.

Pamjet janë regjistruar në kohën kur mijëra shqiptarë nga Kosova dhe diaspora po udhëtonin drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur këtë të shtunë.

See also  Familja Kola u shua në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri dhe shpenzimet e funeralit! Analizat toksikologjike vendimtare në vijimin e hetimeve

Kjo nuk është hera e parë që protestuesit ngrenë akuza të tilla. Edhe në protesta të mëparshme, pjesëtarë të diasporës kanë pretenduar se automjetet e tyre janë gjobitur gjatë hyrjes në Shqipëri.

Një përfaqësues i diasporës e denoncoi këtë situatë edhe nga podiumi i protestës.

“Kemi ardhur për bashkim, jo për përçarje. Sa kohë valëvitet flamuri, keni përkrahjen tonë. Kemi bërë rrugë të gjatë, disa nuk mundën të qëndrojnë sot. Në doganë i kanë bllokuar, i kanë gjobitur. Sot është e diel dhe pagesa e gjobave shtyhet për nesër në postë. Vetëm bashkim dhe jo përçarje”, u shpreh ai.

See also  Aksident fatal në Kryeqytet/ “Audi” përplas motomjetin, humb jetën në vend shoferi i motorit

Leave a comment