Tentuan të vrisnin në atentat Marius Hasallën, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin (EMRAT)

Dënim me 25 vite burg për tentativë atentati në Fier

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dënuar me nga 25 vite burg Laert Hasallën dhe Mariglen Matjanin për tentativë vrasjeje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja ndodhi më 30 mars 2023 në zonën e “Pishës” në Garunjë, Lushnjë.

Sipas hetimeve të Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, atentati kishte motiv gjakmarrjen, pas vrasjes së një anëtari të familjes Hasalla. Objektiv ishte Marius Hasalla, ndërsa nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një familjare e tij.

Gjykata theksoi rrezikshmërinë e lartë të veprës, pasi sulmi u krye në një zonë të banuar dhe me armë zjarri, duke rrezikuar jetën e disa personave.

3 pyetje kyçe për vazhdim:

🚨1. A do të apelohet vendimi dhe a mund të ndryshojë masa e dënimit?👇👇

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim