Një natë e kobshme ka qenë kjo e diel për vendin tonë, pasi tre persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme brenda pak orësh.
Rasti i parë u raportua në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, ku një 18-vjeçar rreth orës 18:40 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, raporton Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.
Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër ngjarje tragjike u shënua në Bresje të Fushë Kosovë, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë. Sipas Policisë së Prishtinës, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut.
Njëherësh, bilancit tragjik të kësaj nate iu shtua edhe një tjetër viktimë në Prizren.
Një burrë 44-vjeçar vdiq po ashtu pas lëndimeve të rënda që kishte marrë pasi kishte rënë nga lartësia.
Ai ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Prizrenit dhe më pas në Qendrën Emergjente me politraumë të rëndë, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, duke shënuar kështu viktimën e tretë të gjinisë së njëjtë brenda natës në vendin tonë
©Klankosova.tv
Del EMRI që po përflitet për të marrë “postin” e zv/kryeministres Balluku

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të propozojë emrin që do të mbajë detyrën e zv.kryeministrit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.
Në koridoret e politikës dhe Qeverisë ka nisur të përflitet emri i Delina Ibrahimaj.
Megjithatë duhet theksuar se ende nuk ka një emër zyrtar apo vendim zyrtar për ndryshimin e numrit dy të qeverisë.
Në fund të muajit nëntor SPAK i njoftoi akuzën Belinda Ballukut për hetimin e tunelit të Llogarasë.
Po ashtu GJKKO vendosi pezullimin nga detyra. Veprimi u kundërshtua nga Qeveria që e cilësoi ndërhyrje në kompetencat mes pushteteve.
Delina Ibrahimaj ka lindur në Tiranë, më 23 dhjetor 1983. Që prej muajit shtator 2025, ajo mban postin e Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.
Përpara kësaj detyre, duke nisur nga muaji shtator 2023, ajo ka ushtruar detyrën e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.