Kërcënimet e Trump, Franca bën thirrje për një stërvitje të NATO-s në Groenlandë: Të gatshëm të..

PREK EKRANIN
VAZHDO LEXIMIN

Mes kërcënimeve nga SHBA, Franca dëshiron që NATO të zhvillojë një stërvitje të përbashkët në Groenlandë. Pallati Elysee njoftoi sot se Parisi do të ishte i gatshëm të kontribuonte në këtë stërvitje.

Ky veprim nga Parisi vjen ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka përsëritur dëshirën që të marrë territorin autonom danez dhe madje ka njoftuar tarifa doganore prej 10% ndaj tetë vendeve evropiane, përfshirë Francën. Ka kërcënuar se këto tarifa mund të rriten nëse nuk arrihet marrëveshja për ishullin.

Vendet evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë dërguar tashmë personel ushtarak në këtë territor për një mision zbulimi në kuadër të ushtrimeve që Danimarka po organizon me aleatët e NATO-s, por jashtë kornizës së Aleancës Atlantike dhe për këtë arsye pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti amerikan përsërit se Groenlanda, e cila është gjithashtu e pasur me minerale, është jetike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s kundër Rusisë dhe Kinës. Sipas Parisit, një stërvitje e NATO-s do t’i lejonte Uashingtonit të merrte pjesë dhe do të nënvizonte faktin se evropianët e marrin seriozisht sigurinë në Arktik

Leave a comment