PREK EKRANIN
VAZHDO LEXIMIN
VAZHDO LEXIMIN
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Evropa duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda dhe këmbënguli se do të ndjekë planin e tij tarifor.
Në një intervistë të shkurtër telefonike me rrjetin partner amerikan NBC News, Trump tha se do t’i godasë “100%” vendet evropiane me tarifa nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje për Groenlandën.
“Evropa duhet të përqendrohet në luftën me Rusinë dhe Ukrainën, sepse sinqerisht, e shihni se çfarë u ka sjellë kjo atyre”, tha Trump.
“Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohet Evropa – jo Groenlanda.”
I pyetur nëse do të përdorte forcën për të pushtuar Groenlandën, presidenti tha: “Pa koment”.