‘Erdogani ia di hilet’/ Mediat turke: Pse i ndryshoi Rama atletet për takimin me presidentin turk?

Mediat turke i kanë kushtuar vëmendje një detaji nga takimi i kryeministrit Edi Rama me presidentin e Turqisë të zhvilluar të enjten në Ankara. Mediat kanë veçuar faktin që Rama kishte hequr atletet e bardha të cilat mbajti në takimin e një dite më parë në samitin e liderëve të NATO-s. Ndoshta përpara Trump, Rama … Read more

Skandal/ Postieri ‘u zhduku’ pensionet e 13 muajve pensionistëve: U kam borxh 37 milionë lekë, do shes tokën t’ua shlyej

Rreth 40 pensionistë në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol pretendojnë se kanë mbetur pa pensionet që u takojnë prej muajsh, ndërsa disa prej tyre thonë se nuk kanë marrë asnjë pagesë deri në 13 muaj. Historia tronditëse u denoncua në emisionin Fiks Fare, ku të moshuarit rrëfyen se janë detyruar të jetojnë me ndihmën e … Read more

Dosja e SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

Detaje të reja po dalin në dritë nga hetimi për grupin kriminal të goditur rreth dy javë më parë, i dyshuar për veprimtari të paligjshme në trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave me origjinë kriminale. Nga komunikimet e administruara gjatë hetimit, zbardhen episode që hedhin dritë mbi mënyrën e funksionimit të grupit dhe … Read more

Bllokohen ndihmat humanitare për Luginën e Preshevës/ Autoritetet serbe kthejnë mbrapsht dërgesën

Një dërgesë me ndihma humanitare e destinuar për shqiptarët në Luginën e Preshevës është kthyer mbrapsht në pikën doganore të Vranjës, sipas një deklarate të publikuar nga Zyra për Shqiptarët në Serbi. Sipas deklaratës, ndihmat ishin organizuar me mbështetjen e donatorëve nga Suedia dhe me përkrahjen e kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Organizatorët … Read more

Nga ofendimet te non gratat, si e ka ndryshuar Rama narrativën e protestës

Në ditën e 23-të të protestës, mënyra se si kryeministri Edi Rama iu përgjigj zhvillimeve në Tiranë ndryshoi dukshëm. Në tri javët e para të ‘revolucionit flamingo’, Rama e ndërtoi  reagimin e tij publik kryesisht mbi narrativën se protesta nuk ishte thjesht një zhvillim i brendshëm qytetar, por një lëvizje e ndikuar nga faktorë të jashtëm, duke … Read more

Analisti: Fundi i Rilindjes u vulos në Paris? Ja kush do jetë Kryeministri tranzitor i zgjedhur nga Rama-Macron

Një postim i publikuar nga analisti Oltion Rrumbullaku në rrjetet sociale ka ngjallur debat, pasi ai pretendon se në qarqe të diplomacisë evropiane është diskutuar mundësia e një skenari politik “post-Rama” gjatë vitit 2026. Sipas Rrumbullakut, gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron janë trajtuar edhe zhvillimet politike në Shqipëri, ku në mënyrë jozyrtare … Read more

“I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

Rasti i dhunës në grup të 17 vjeçares në Fier, sa vjen e nxjerr në dritë detaje më tronditëse. Gjykata ka ndryshuar masat e sigurisë për vajzat që dhunuan të miturën. Për njërën 15 vjeçare është caktuar masa e mjekimit të detyruar pasi dyshohet se vuan nga probleme mendore, për 19 vjeçaren u caktua “arrest … Read more

Synonte të emërohej gjyqtare, KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

Këshilli i Larë Gjyqësor ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Pamela Qirkos, motrës së Belinda Ballukut për t’u emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Pamela Qirko, e njohur në publik edhe si motra e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ishte pjesë e listës prej 10 juristësh të institucioneve të vetingut që … Read more

GJKKO ul dënimin për të akuzuarit e REVANSHI-t, ja sa vite burg do të vuajnë pesë të pandehurit, mes tyre dhe vëllai e kushëriri i ish-deputetit të PS

Ditën e sotme, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë 5 nga anaëtarët e dosjes së bujshme “REVANSHI”, duke çuar prapa hekurave një ish-efektivit të RENEA-s, vëllain dhe kushëririn e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, të cilët kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Burime për mediat bëjnë me dije se GJKKO dënoi me … Read more

Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh në mbledhjen e zhvilluar më 9 korrik 2026, që prekin administratën publike, mjedisin, zhvillimin ekonomik dhe projektet infrastrukturore. Ndër vendimet kryesore është miratimi i rregullave për përcaktimin e kritereve, procedurave të përzgjedhjes, funksionimit dhe ushtrimit të përgjegjësive të komisioneve këshillimore për dhënien e titujve të nderit. Qeveria … Read more