Shpërthen Lapaj në protestë: Jo bashkim liderësh, por bashkim i popullit

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaroi para nisjes së protestës së së shtunës se vendi ka nevojë për një bashkim të madh opozitar, përtej kryetarëve dhe flamujve të partive politike. Ai kërkoi reformim total të sistemit elektoral, duke e cilësuar atë si mekanizëm që i ka dhënë pushtet në tavolinë Edi Rama, dhe bëri … Read more

Çfarë fshihet pas “Himara Invest”? Bashkia dhe opozita në përplasje të fortë

Një iniciativë e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo për të krijuar një shoqëri tregtare që merr përsipër punët kryesore të bashkisë, ka hapur debate, me opozitën që pretendon se në këtë formë, Tavo do të shmangë Këshillin Bashkiak nga vendimmarrjet madhore. Sipas dokumentacionit zyrtar të datës 23 janar 2026, shoqëria “HIMARA INVEST” do të funksionojë … Read more

Pse Erion Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë?

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në GJKKO një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Seanca për shqyrtimin e kërkesës do të zhvillohet nesër dhe do të drejtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa Veliaj përballet me 13 akuza të rënda në një dosje prej rreth 60 mijë faqesh. … Read more

Europa në fokus – Berisha sulmon Ramën, seanca tensionohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi zgjedhjet e 11 majit gjatë një fjalimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Por lideri i opozitës u ndërpre nga drejtuesja e seancës, e cila i fiku mikrofonin, ndërkohë që ishte duke u zhvilluar një debat për temën “zgjedhjet në kohë krizash”. Berisha e nisi fjalimin e … Read more

Moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt te Kryeministria

Aktori, moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar mbrëmjen e kësaj të shtune protestës kombëtare të thirrur nga Adriatik Lapaj, kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”. Aktori i njohur ka marrë pjesë në një sërë protestash të zhvilluara kundër qeverisë “Rama” pavarësisht se cila parti e ka organizuar atë. Edhe këtë të shtunë, Binaj nuk … Read more

Një deklaratë që ndezi protestën – Lapaj për Ramën: Po sfidon drejtësinë hapur

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj tha se kryeministrit Edi Rama po i bie fasada e njeriut që është krah drejtësisë. Ai tha se me Belinda Ballukun, dy ditë më parë në Divjakë, i bëri karshillëk drejtësisë, shoqërisë dhe SHBA. “Vëllezër, motra, nëna e baballarë sot jemi në ditën e 55 të qëndresës përballë godinës … Read more