U rrëzua dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit

Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, shtetasit Y. D.. Prej ditës së djeshme, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Y. D., 65 vjeç, i cili dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të … Read more

Arrestohet për spiunazh Koloneli i Forcave Ajrore në Greqi, dyshohet se i shiste Kinës të dhënat e NATO-s

Një skandal spiunazhi ka tronditur Forcat e Armatosura Greke, ku një oficer i lartë i Forcave Ajrore, rreth 50 vjeç, u arrestua për mbledhje dhe transmetim të informacioneve sekrete tek Kina. Oficeri kishte akses në plane të klasifikuara të NATO-s, kritike për sigurinë kombëtare dhe aleancën euroatlantike. Arrestimi ndodhi brenda njësisë ku shërbente, pak para … Read more

Dosja “Balluku” mbërrin në Bruksel! Çfarë ndodhi në mbledhjen që alarmoi Edi Ramën

Kaloi fare pa zhurmë fundjavën e kaluar një forum i dialogut me temën “Edhe disa hapa akoma drejt BE” që u zhvillua në Vlorë. Pritej që Edi Rama të bëhej pjesë e aktivitetit ku e prisnin Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ambasadorja franceze Catherine Suard, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali etj, por … Read more

Vlorë, shkrumbohet nga zjarri një automjet në zonën e Ujit të Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi rrugor

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor. Makina ka marrë flakë gjatë lëvizjes dhe brenda pak minutash është përfshirë totalisht nga zjarri. Menjëherë janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje/Shqiptarja ⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 … Read more

Sllovenia shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Sllovenia po përgatit një projektligj që do të ndalojë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, tha zëvendëskryeministri slloven Matej Arkon në një konferencë për shtyp të martën. Sllovenia, me një popullsi prej rreth 2 milionë banorësh, ndjek shembullin e Spanjës dhe vendeve të tjera që kanë propozuar ndalimin e përdorimit të mediave … Read more

Skandali/ Bankers Petroleum zhduku 12 mln dollarë në një llogari të fshehtë muajin e kaluar

Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum dërgoi dy ngarkesa nafte nga fusha e Patos-Marinzës përmes portit të Vlorës. Anijet përmbanin mbi 200 mijë fuçi naftë dhe u shitën përmes kompanisë italiane Mercuria. Vlera e marrëveshjes ishte rreth 12 milionë dollarë, por paratë nuk mbërritën në Shqipëri ose në llogarinë e kompanisë në Vjenë. Shuma … Read more

Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

Ndërsa kërkesa globale për qendra të të dhënave po rritet me ritme të shpejta, edhe Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një destinacion potencial për investime në data centers. Faktorët kyç janë energjia, konektiviteti dhe disponueshmëria e truallit. Teknologjia cloud, inteligjenca artificiale dhe shërbimet digjitale po rrisin ndjeshëm nevojën për data centers në … Read more