Gazetari ZBARDH DETAJE nga 50 sekondat e bisedës me Trump pas sulmit në Venezuelë: U përgjigj pas 3 zileve, më tha…

Korrespondenti i “New York Times” në Florida ka zbardhur detaje nga një bisedë telefonike të zhvilluar me Presidentin amerikan Donald Trump, vetëm pak minuta pasi ky i fundit njoftoi publikisht për sulmin ndaj Venezuelës. Sipas gazetarit, ishte rreth orës 4:30 të mëngjesit të së shtunës kur ai kontaktoi Trumpin, rreth 10 minuta pasi presidenti kishte … Read more

Trageti ankorohet me ndihmën e rimorkiatorëve në Portin e Vlorës për shkak të…

Kushtet e pafavorshme të motit kanë krijuar vështirësi në operimet detare në Portin e Vlorës. Trageti “European Star” ka arritur të futet në kalatat e portit me ndihmën e rimorkiatorëve, duke u ankoruar në mënyrë të sigurt. Sipas njoftimit zyrtar, trageti pritet të niset drejt Italisë, ndërsa procesi i imbarkimit do të nisë menjëherë. Me … Read more

72 orët e ardhshme janë vendimtare për Botën

72 orët e ardhshme mund të përcaktojnë një kthesë të thellë në rendin global. Nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë të vendosin kontroll mbi Venezuelën – dhe, në mënyrë të tërthortë, mbi rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë – kjo do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në ekuilibrin e fuqisë ndërkombëtare. … Read more

Trump: E ndoqa arrestimin e Maduros live, si një shfaqje televizive

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka ndjekur në kohë reale kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, gjatë një operacioni të ushtrisë amerikane, nga resorti i tij Mar-a-Lago në Florida. Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump tha se operacioni u monitorua nga një dhomë e posaçme, në prani të gjeneralëve … Read more

Aksioni amerikan në Venezuelë, Shqipëria mbështet veprimet e SHBA-ve ndaj Maduros

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një reagim të fundit në rrjetin social X, ka deklaruar mbështetjen e Shqipërisë “përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.” “Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, … Read more