Kishte plumb në shpatull, detaje nga plagosja e 18-vjeçares në Sauk: Ishte në dhomë me nipin e Vladimir Gjutës

A2 CNN ka mësuar detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 18-vjeçares në një hotel në Sauk. Në mesnatë në spitalin e Traumës është paraqitur shtetasja Natalia K., e cila siç mëson A2 CNN kishte një plagë në zonën e shpatullës ku plumbi kishte mbetur në brendësi. A2 CNN raporton se … Read more

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Rubio: Fati i SHBA-së dhe Evropës është i përbashkët! Amerika ka marrë përsipër detyrën e ndërtimit të një bote të re.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, hapi ditën e dytë të Munich Security Conference, duke deklaruar nga foltorja se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të bashkëpunojnë me Europën për riformësimin e rendit global. Ai përdori një ton dukshëm të ndryshëm nga ai i JD Vance një vit më parë. Në atë kohë, zëvendëspresidenti amerikan kishte kritikuar … Read more

Gurë në drejtim të fadromave/ Tensione në protestën e banorëve të Rrjollit, bllokojnë punimet, policia në vendngjarje

Banorët e Rrjollit vijojnë sot me protestën kundër ndërtimit të resortit luksoz të Bashkim Ulajt. Burrat e zonës kanë dalë për t’i bllokuar rrugën makinerive dhe punimet kompanisë ‘Gener 2’ së bashku me gratë, fëmijët e të moshuarit. Banorët kanë qëlluar me gurë drejt fadromave të kompanisë së Bashkim Uajt, duke i kërkuar punonjësve të … Read more

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

Banorët e Durrësit kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së qytetit, kundër projektit TID, një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban. Mësohet se ditën e sotme qytetarët do zhvillojnë edhe një takim në Bashki, ku ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, për … Read more

Hodhën molotovë te protesta e opozitës, Gjykata e Tiranës cakton masat e sigurisë për 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 14 të arrestuarit në protestën kombëtare të opozitës më 10 shkurt. Kujtojmë se Prokuroria ka kërkuar vendosjen e masave të sigurisë: 2 arreste me burg, 3 arreste ne shtëpi dhe 9 detyrim paraqitje për protestuesit e arrestuar. Emrat e protestuesve: Kreshnik Çeço Klodian Bajrami … Read more

“Ikin si minjtë kur mbytet anija”- Engjëll Agaçi la detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Berisha: Don Agaçio, mafiozi më i rrezikshëm në Ballkan!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas largimit të Engjëll Agaçit nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi Agaçin si “Don Agaçio dhuratëmadhi” dhe tha se “Don Agaçio është një nga kockat mafioze më të rrezikshme të Ballkanit”. Ai … Read more

Hyri për të vjedhur por gjeti VDEKJEN! shqiptari tenton të grabisë vilën në Itali, humb jetën duke u arratisur (DETAJE)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Gorellos, në Arezzo, Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën gjatë një tentative arratisjeje pas një vjedhjeje në një vilë. Viktima është identifikuar si 46-vjeçari Arben K., me origjinë nga rajoni i Lazios, i cili ishte i njohur më parë nga forcat e rendit. Identifikimi u … Read more

Berisha paralajmëron protesta në aeroporte, porte dhe rrugë kryesore: Nuk do ndalemi!

Pyetje: Përshëndetje Doktor, a nuk do të ishte më e udhës të bëheshin protesta paqësore informuese në aeroport, port dhe rrugët kryesore? Sali Berisha: Mendim i drejtë, edhe mund t’i bëjmë, janë në konsideratë. Unë të falënderoj për sugjerimin. Qëndron kjo. Ne jemi në betejë, jemi në kryengritje paqësore dhe kjo ka shumë forma. Ne … Read more

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar! Pista që po heton policia

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, një ngjarje që ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali dhe ka marrë vëmendjen e mediave italiane. Autori i dyshuar është arrestuar nga policia italiane, vetëm disa orë pas krimit. Sipas raportimeve të mediave në Itali, i dyshuari për vrasjen e Kevin Muharremit është … Read more