Ngjarja tragjike në Lezhë ku 27-vjeçari humbi jetën, fqinji i tij ngre dyshime: OSHEE nuk e shkëputi energjinë elektrike
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rrilë, në Lezhë, ku një punonjës i OSHEE ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës. Sipas informacioneve të policisë, elektricisti 27-vjeçar M.P. ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte për riparimin e një defekti, duke pësuar dëmtime fatale.