Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të ndjeshme çmimesh që nga janari i këtij viti, me disa produkte që shënojnë rritje ekstreme. Antibiotiku Cefazolina ka pësuar rritje deri në 4000%, ndërsa dhjetëra ilaçe të tjera regjistrojnë rritje deri në 97%, duke rënduar drejtpërdrejt pacientët.
Sipas të dhënave zyrtare, që prej 1 janarit Qendra Kombëtare e Barnave ka nisur emetimin e pullave të reja të barnave, të cilat vijnë me çmime shumë më të larta. Ministria e Shëndetësisë, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, ka përcaktuar listën e re të çmimeve për vitin 2026, ndjeshëm më të shtrenjta krahasuar me një vit më parë.
Ndër barnat me rritje të fortë përfshihen Metformina (deri në 2000%), Tobradex dhe Remsima me rreth 97%, si dhe produkte injektive me Gadoteric Acid që shënojnë rritje deri në 62%. Rritje e madhe konstatohet edhe te Infliximab, ndërsa Minitran ka kaluar nga 380 lekë në 1369 lekë, më shumë se dyfishim i çmimit brenda një viti.