Lajmi i papritur, deputeti i Partise Demokratike “tradhton” Berishen dhe befason me veprimin e fundit

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, mori pjesë mbrëmjen e sotme në protestën kombëtare të organizuar nga Lëvizja Shqipëria Bëhet, para Kryeministrisë në Tiranë. Protesta, e katërta radhazi, udhëhiqet nga Adriatik Lapaj, i cili prej afro dy muajsh qëndron në shesh duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie tranzitore.

Lapaj theksoi se vendi ka nevojë për një bashkim të gjerë qytetar dhe opozitar, jashtë ndikimit të kryetarëve të partive politike. Ai kërkoi reformim total të sistemit elektoral dhe hartimin e një Kodi të ri Zgjedhor, që garanton barazi të votës në të gjithë vendin, duke refuzuar çdo marrëveshje politike që cenon këtë parim.

Nga protesta, Xhaferri deklaroi se ndasitë mes forcave opozitare janë më të vogla se qëllimi i përbashkët për largimin e Ramës. Ai nënvizoi se ekziston vullnet për bashkim rreth kërkesave minimale si qeveria tranzitore dhe reformat elektorale, duke shtuar se presioni qytetar dhe opozitar duhet të vazhdojë derisa situata politike të ndryshojë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment