Pas takimit me vëllanë e saj dhe mesazhit të qartë që ai i dha për të luajtur vetëm, Selin duket se ka vendosur të marrë distancë nga Miri. Këtë Prime, dyshja nuk u ul më në të njëjtin divan, por përballë njëri-tjetrit, ndërsa u transmetua edhe një klip me komentet e tyre të fundit brenda shtëpisë, që ngriti pikëpyetje mbi raportin mes tyre.
Selin u shpreh se fjala e vëllait të saj është vendimtare dhe se momenti për ta vënë në vend do të vijë vetë. Nga ana tjetër, Miri pranoi se është tërhequr pasi “sinjali” erdhi nga vëllai i Selinit. Ajo shtoi se mendon se Miri mund ta lëshojë, por është e vendosur të veprojë e para, duke u shprehur gjithashtu se është kurioze të shohë reagimet.
E pyetur nga Ledioni, Selin theksoi se është besnike në marrëdhënien me Mirin dhe se nuk ka bërë asgjë kundër saj deri në këtë fazë të lojës. Ajo sqaroi se është “soliste” e lojës së saj dhe po tregon një Selin të lirë. Ndërkohë, Miri u shpreh se situatat e vështira i kanë kthyer në forcë dhe miqësi, duke theksuar se për të kjo nuk është një program dashurie.