“A janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein?”, demokratët amerikanë: Po mbahen të fshehura rreth 2.5 milionë dokumente

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se publikimi i dokumenteve nga dosja Jeffrey Epstein “shënon fundin e një procesi shumë gjithëpërfshirës të identifikimit dhe shqyrtimit të materialeve”, duke sinjalizuar se për Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së çështja konsiderohet e mbyllur. Megjithatë, demokratët vijojnë të pretendojnë se janë mbajtur të fshehura rreth 2.5 milionë dokumente pa një justifikim të mjaftueshëm.

Sipas BBC, Departamenti i Drejtësisë është vënë nën kritika të forta pasi nuk përmbushi afatin e 19 dhjetorit për publikimin e plotë të dosjeve, siç parashikohet nga Akti i Transparencës së Dosjeve Epstein, i miratuar nga Kongresi dhe i nënshkruar në ligj në nëntor. Kjo ka ngritur dyshime se saga mund të mos ketë përfunduar ende.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Prej kohësh, shumë njerëz – përfshirë edhe mbështetës të Donald Trump – besojnë se ka pasur përpjekje për të mbrojtur individë të pasur dhe të fuqishëm të lidhur me Epstein. Blanche pranoi se publikimi i dokumenteve nuk do të kënaqë kërkesën për më shumë transparencë, duke theksuar se dosjet nuk përmbajnë emra konkretë të autorëve të abuzimeve dhe se, nëse Departamenti i Drejtësisë do t’i kishte këta emra, ata do të ndiqeshin penalisht.

Leave a comment