Me 10 shkurt, Sali Berisha ka ftuar demokratët dhe qytetarët në protestë kundër Edi Rama, por brenda radhëve të opozitës ka pakënaqësi për mënyrën e zhvillimit të tubimeve. Mbështetësit shprehen të lodhur nga marshimet në bulevard dhe kërkojnë që protesta të qëndrojë e përqendruar në shesh. Berisha e quajti këtë kërkesë të drejtë, por theksoi se kërkon angazhim më të madh për të bindur qytetarët që të qëndrojnë deri në largimin e qeverisë.
Skenari i protestës mbetet i pandryshuar: demokratët do të stacionohen përpara Kryeministrisë, ndërsa zhvendosja në Surrel nuk është në planet e Berishës. Ai paralajmëroi se Partia Demokratike ka në plan të gjitha format e mosbindjes civile, përfshirë edhe grevën e deputetëve. “Do t’ia bëjmë ferr Tiranën”, deklaroi ai, duke theksuar se opozita është në zbatim të këtyre skenarëve.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Berisha kërkoi gjithashtu bashkimin e forcave opozitare në një front të përbashkët kundër Ramës, por jo të gjithë janë të gatshëm. Agron Shehaj ka refuzuar bashkimin me Berishën, ndërsa ky i fundit përjashtoi nga bashkëpunimi edhe figura të tjera si Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Bamir Topi. Ai kritikoi ish-zyrtarët e PD-së, por mbrojti deputetët e listës së mbyllur, duke bërë të qartë se në prill partia do të hyjë në zgjedhje të brendshme dhe se nga primaret nuk do të heqë dorë.