SI ASKUND NE BOTE! Rama merr vendimin drastik per cdo shqiptar qe del jashte shteti

Kodi i ri Penal, i cili pritet të miratohet në Parlament, parashikon një ashpërsim të ndjeshëm të dënimeve për krimet seksuale, duke sjellë risi të forta në trajtimin penal të këtyre veprave. Ndryshimet kanë qarkulluar që prej verës 2025 dhe synojnë forcimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe ndëshkimin më të rreptë të çdo forme shfrytëzimi seksual.

Për herë të parë, drafti kriminalizon edhe përfshirjen e fëmijëve si dëshmitarë të abuzimit seksual, zgjeron dënimet për shfrytëzimin e prostitucionit me të mitur dhe përfshin një nen të ri për organizimin e udhëtimeve për qëllime seksuale. Ky i fundit, neni 108/b, ka ngjallur debat për shkak të formulimit të tij të gjerë dhe pasojave që sjell.

Sipas nenit 108/b, kushdo që organizon udhëtime për të tjerë – qoftë me shpërblim apo pa shpërblim – me qëllim kryerjen e veprave penale seksuale, dënohet me burg nga 2 deri në 6 vjet, pavarësisht nëse akti seksual është i ligjshëm në vendin ku kryhet. Në praktikë, kjo do të thotë se edhe nëse gjatë një udhëtimi jashtë Shqipërisë ndodh një marrëdhënie intime e ligjshme sipas ligjit vendas, organizatori i udhëtimit mund të përballet me ndëshkim penal sapo të kthehet në Shqipëri, çka e bën këtë nen një nga më të diskutueshmit e draftit të ri.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment