E ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio me Ronaldo Sharka, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Armela Hyseni, foli hapur për eksperiencën e saj dhe arsyet pse mendon se u penalizua në lojë. Sipas saj, drejtpërdrejtësia dhe të thënit e së vërtetës shpesh keqinterpretohen nga publiku shqiptar. Armela tha se mund t’u jetë dukur antipatike disa njerëzve, por theksoi se nuk ka ndjekur komentet negative dhe se mesazhet që merr janë kryesisht pozitive dhe motivuese.
Sa i përket planeve për të ardhmen, Armela u shpreh se nuk ka ndërmend t’i ndahet televizionit. Ajo tha se dëshiron fillimisht disa dalje televizive për të kuptuar më mirë se ku përshtatet dhe nuk dëshiron të angazhohet në projekte ku nuk ndihet vetvetja. “Nuk mërzitem lehtë”, tha ajo, duke shtuar se preket vetëm kur sulmohet familja e saj, ndërsa kritikat personale i merr me sportivitet.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Armela foli edhe për fyerjet racore, të cilat i cilësoi të papranueshme dhe tregues të injorancës. Ajo tha se ka ngritur zërin për disa kauza sociale dhe i vjen keq që ende gjykimet bëhen për ngjyrën e lëkurës apo origjinën. “Unë me origjinë të largët jam nga Korfuzi”, tha ajo, duke shtuar se këto sulme nuk e lëndojnë më, por e bëjnë njëkohësisht të qeshë dhe të trishtohet për nivelin e paragjykimit.