Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se protesta e radhës e opozitës do të jetë në datën 10 shkurt në orën 17:00, ku ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen tubimit.Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se revolta dhe zemërimi qytetar janë e vetmja rrugë për të rrëzuar, sipas tij regjimin.
Berisha deklaroi se Rama me Ballukun sfidojnë drejtësinë, duke u shfaqur të dy në publik, sipas tij kjo është ofendim për qytetarët.“Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është guximi juaj, revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë, ndaj vjedhjes dhe mjerimitEdi Rama në vend të dorëheqjes së tij shëtit si i vdekuri me te gjallin me lubi Ballukun për tu thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët për t’i ofenduar ata. Më shumë se ofendim, ti thotë se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkitës dhe mos mendoni se drejtësia është për Ramën apo Lubinë, por është për ata që duan këta të dy.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Është vetëm sovrani gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këta grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të largohen nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme.Në Tiranë dhe kudo në Evropë e botë 24 janari është i gjallë, cka do të thotë.Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat dhe gratë, të bashkohen në datën 10 shkurt në orën 17:00″, tha Berisha.