SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, protestuesit para Kryesisë së Kuvendit: S’mund të mbrohen hajdutët! Zv. kryeministrja të përballet me drejtësinë

Një grup qytetarësh kanë dalë sot në protestë para Kryesisë së Kuvendit në mbështetje të drejtësisë, ndërsa kërkojnë që Belinda Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe ajo të vihet para drejtësisë.

Screenshot_2

Migen Qiraxhi tha në një prononcim për mediat se anëtarët e Parlamentit nuk mund të mbrojnë një ministre të korruptuar, si Belinda Balluku.

Si mundet që deputetet të mbrojnë hajdutët, të mbrojnë milionat e eurove që janë vjedhur. Niko Peleshin e kanë zgjedhur qytetarët e Korçës. A i ka pyetur Peleshi qytetarët e Korçës që të mbrojnë një ministre të korruptuar. Bëjnë tunele dhe ju prishen, bëjnë rrugë dhe ju prishen”, tha Qiraxhi.

“Qëndrojmë në krah të institucione të drejtësisë, si mbështetje, por edhe si kërkesë që procesi nuk mund të jetë me faza dhe individë, por duhet të shkojë deri në fund duke përfshirë të gjithë zyrtaret e korruptuar”, tha nje protestues tjeter.

“Belinda Balluku të përballet me drejtësinë”, tha nje tjeter protestues.

qendresa qytetare proteste (2)qendresa qytetare proteste (3)qendresa qytetare proteste (4)qendresa qytetare proteste (5)qendresa qytetare proteste (1)

Leave a comment