Në foto shihet kamioni i cili këtë të hënë është aksidentuar në Kabash-Porocan në Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një infermiere 43-vjeçare.
Kamioni shihet i përmbysur në humnerë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Viktimë mbeti Dëshira Hoxha ndërsa janë plagosur edhe dy persona të tjera.
Mësuesja Albana Boja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Drejtuesi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gramshit.
