Petrit Qoli, i pandehur në dosjen “Plumbi i Artë”, është marrë në pyetje nga prokurorët këtë të martë në sallën e gjyqit, ku ka dhënë shpjegime mbi aktivitetin e tij ndër vite.
Ai deklaroi se nga viti 2002 deri në 2013 ka punuar si kapiten i anijeve të peshkimit “Dibra” dhe “Sazani”, ndërsa më pas është angazhuar në sektorin e ndërtimit, ku sipas tij ka ndërtuar 8–9 pallate dhe një xhami në zonën e Rruzhbullit.
Qoli pranoi se ka kryer edhe studime juridike, duke u shprehur se ka përfunduar Fakultetin Juridik në universitetin “Kristal”.
Ai sqaroi se kapitalin fillestar për ndërtim e ka siguruar nga peshkimi dhe se ndërtimin e parë e ka realizuar pranë zonës arkeologjike, pas Pallatit të Kulturës.
Sipas tij, të gjitha pronat janë të hipotekuara dhe çdo proces ndërtimi është ndjekur personalisht prej tij.
Duke folur për vëllain e tij, Festim Qoli, Petriti u distancua plotësisht nga aktivitetet e tij, duke e quajtur një “fatkeqësi për familjen”.
Ai deklaroi se nuk ka pasur bashkëpunim biznesi me të dhe se kontaktet mes tyre kanë qenë të rralla, kryesisht familjare. Sipas tij, Festimi është marrë me tregti makinash dhe ka pasur bi