Moti i keq që ka përfshirë Greqia ka shkaktuar dy viktima. Viktima e parë është një roje bregdetare, i cili u mbyt teksa po përpiqej të siguronte motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezi.
Viktima e dytë është një grua, e gjetur e pajetë në Athinë, në zonën e Glifadhas. Sipas dëshmitarëve, ajo u godit nga një automjet i rrëmbyer nga vërshimet e ujit pas reshjeve të dendura që ranë mbrëmjen e së mërkurës.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Stuhia ka shkaktuar dëme të shumta edhe në ishullin e Gavdos, në jug të Kreta, si dhe në Atikë, Eviá dhe zona të tjera të Peloponezit.
Meteorologët paralajmërojnë se reshjet intensive të shiut dhe dëborës në zonat malore do të vijojnë deri paraditen e së enjtes, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi mekanizmi shtetëror mbetet në gatishmëri të plotë.