Ekzekutimi i snajperistit në Angli/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

Armando Marku, 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike për vrasje, është vetëdorëzuar këtë të martë në ambientet e Policia e Shtetit në Tiranë. Ai kërkohej prej shtatë vitesh për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, që kishte tronditur opinionin publik në Mbretërinë e Bashkuar.

Për këtë vrasje janë akuzuar edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, Sajmir Dodoveci dhe Eugert Merizaj, i njohur në rrjetet sociale si “Babalja”. Merizaj u ekstradua nga Belgjika, u gjykua në Angli dhe u shpall fajtor si bashkëautor, duke u dënuar me 32 vite burg. Ai është një nga shqiptarët me dënimin më të rëndë në Mbretërinë e Bashkuar, pas Koçi Selamajt, dhe aktualisht po vuan dënimin në Shqipëri, pas miratimit të kërkesës së tij nga Gjykata e Fierit.

Ndërkohë, Sajmir Dodoveci, 40 vjeç, u arrestua në një stacion treni në Bruksel dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, ku akuzohet për vrasjen e ish-snajperistit kurd Hemawand Ali Hussain, 32 vjeç, i cili ishte qëlluar për vdekje brenda një banese në Charterhouse Street në shtator 2019. Hetimet janë zhvilluar nga Policia e Cleveland-it në bashkëpunim me Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) dhe partnerë ndërkombëtarë. Armando Marku ishte personi i fundit në arrati nga ky grup, deri në vetëdorëzimin e tij këtë të martë, ndërsa pritet të nisë procedura për ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment