Aksident tragjik në Berat, humb jetën një grua

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Lapardha të Beratit.

Sipas informacioneve paraprake, një grua ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet, i cili drejtohej nga një shtetas i ri.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a comment