“425 tentativa për të hakëruar kompjuterin e Altin Dumanit”/ Lala zbulon detaje nga dosja hetimore: Në fokus ka qënë…

Kompjuteri i ish-drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, është tentuar të hakërohet plot 425 herë gjatë periudhës shkurt–mars të vitit të kaluar. Zbulimi është bërë nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ka publikuar detaje të reja nga dosja hetimore që lidhet me sulmet kibernetike ndaj disa prokurorëve të SPAK.

Sipas hetimeve, për këtë çështje akuzohen Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, si dhe Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Dosja tregon se përmes hakerimit të email-eve të prokurorëve janë siguruar materiale hetimore me vulë “sekret”, të cilat më pas janë shpërndarë jashtë institucionit, përfshirë tentativa për publikim në media.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Hetimet zbulojnë se Ismaili kishte interes të drejtpërdrejtë për të mësuar nëse kishte hetime të hapura ndaj eprorit të tij, ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja. SPAK dyshon se qëllimi i vërtetë nuk ishte thjesht kurioziteti, por përdorimi i dosjeve hetimore për presion ose shantazh ndaj personave nën hetim, përfshirë çështje të ndjeshme si ajo e inceneratorit të Elbasanit. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht zinxhirin e rrjedhjes së informacionit sekret nga brenda institucionit.

Leave a comment