Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, ka bërë deklarata të forta ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se marrëdhëniet transatlantike ndodhen në një moment kritik. Sipas tij, Europa gjendet në një udhëkryq historik dhe duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të tolerojë presionet amerikane apo të mbrojë pavarësinë dhe dinjitetin e saj politik.
De Wever u shpreh se deri më tani Europa ka tentuar ta “qetësojë” Trump-in, duke shpresuar në mbështetje për Ukrainën dhe duke pranuar tarifat tregtare të vendosura nga SHBA. Megjithatë, ai paralajmëroi se po kapërcehen gjithnjë e më shumë “vija të kuqe”, duke e vënë Europën përballë një zgjedhjeje të vështirë: të mbrojë vlerat e saj ose të humbasë rolin si aktor i pavarur global. “Nëse dorëzohesh tani, humbet dinjitetin – dhe kjo është gjëja më e shtrenjtë në një demokraci,” tha ai.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Kryeministri belg pritet të zhvillojë këtë të mërkurë një takim me Trump-in, së bashku me Mbreti Philippe, duke theksuar se do të kërkojë respektimin e vijave të kuqe nga ana e SHBA-së. De Wever paralajmëroi se nëse Europa nuk qëndron e bashkuar, bota mund të jetë përballë fundit të një epoke 80-vjeçare të Atlantizmit, me pasoja të rënda për stabilitetin global.