Kaos në QSUT pas ikjes së dritave, pacientët transferohen nëpër korridore

Një situatë e rëndë ka ndodhur në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku mungesa e energjisë elektrike ka paralizuar punën në repartin më kritik të spitalit.

Sipas një denoncimi, pas ikjes së dritave, pacientët janë transferuar me shpejtësi nëpër korridoret e spitalit.Kjo për shkak të dështimit të sistemit elektrik dhe pamundësisë për të mbajtur kushtet e nevojshme brenda dhomave të kujdesit intensiv.

Një pjesë e kryeqytetit prej thuajse një ore ndodhet në “Black out”, pas ndërprerjes së energjisë elektrike, për shkak të një defekti.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment