GLPS pranon përgjigje nga BE-ja për heqjen e masave ndaj Kosovës

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) njoftoi se ka pranuar një përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian lidhur me Letrën e Hapur të dërguar në tetor, ku organizatat e shoqërisë civile kërkonin heqjen e plotë të masave ndaj Kosova.

Sipas përgjigjes së Komisioni Evropian, procesi i heqjes së masave ka nisur: janë liruar 216 milionë euro dhe pritet së shpejti edhe disbursimi i 205 milionë eurove të tjera. Po ashtu, BE ka rifilluar takimet e nën-komiteteve të Stabilizim-Asociimit, si pjesë e masave politike.

GLPS thekson se BE ka vlerësuar komunikimin e drejtpërdrejtë me shoqërinë civile dhe ka shprehur mirënjohje për hapat konkretë drejt heqjes graduale të masave, të parashikuara edhe në konkluzionet e Këshillit Evropian të 16 dhjetorit 2025.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment