‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë anije akullthyese nga Finlanda?

SHBA-të kanë vendosur të blejnë akullthyese nga Finlanda, e konsideruar lider botëror në këtë fushë, në kuadër të strategjisë së re amerikane për Arktikun. Vendimi lidhet me interesin në rritje për rajonin, teksa Donald Trump ka theksuar rëndësinë gjeostrategjike të zonës, përfshirë edhe Grenlandën.

Finlanda ka projektuar rreth 80% të akullthyeseve në përdorim në botë dhe i ka ndërtuar shumicën e tyre në kantieret e veta. Ekspertiza vjen nga nevoja: gjatë dimrit, të gjitha portet finlandeze mund të ngrijnë dhe ekonomia varet nga transporti detar.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

SHBA-të do të porosisin katër akullthyese të ndërtuara në Finlandë dhe shtatë të tjera do t’i ndërtojnë vetë, me dizajn finlandez, për Rojën Bregdetare të Shtetet e Bashkuara. Qëllimi është të përballohet rritja e trafikut dhe konkurrenca me flotat polare të Rusisë dhe Kinës, ndërsa ndryshimet klimatike e bëjnë Arktikun gjithnjë e më të lundrueshëm.

Leave a comment