Peshkimi për vëllezërit Artan dhe Alfred Alliu nuk është thjesht punë, por pasion i përditshëm që i çon çdo mëngjes në Lagunën e Nartës. Edhe pse kushtet klimatike kanë ulur ndjeshëm sasinë e peshkut, ata vazhdojnë ta ushtrojnë zanatin me përkushtim.
Sipas peshkatarëve, peshkimi nuk është më si dikur, kur nxirrnin dhjetëra kilogramë peshk në ditë. Numri i varkave është përgjysmuar, pasi shumë kanë hequr dorë për shkak të vështirësive dhe fitimeve të pakta.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Megjithatë, pasioni mbetet i fortë dhe siguron ende të ardhura, kryesisht nga shitja e peshkut për lokalet turistike. Në lagunë gjenden lloje të kërkuara si koca, levreku, qefulli dhe ngjala, që e mbajnë gjallë traditën e peshkimit në zonë.