Ushtria gjermane është larguar papritur nga Grenlanda vetëm disa orë pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump. Sipas medias Bild, 15 ushtarë gjermanë u kthyen në atdhe vetëm 44 orë pasi kishin mbërritur në ishullin Arktik, ndërsa është publikuar edhe një foto nga aeroporti.
Autoritetet gjermane kishin deklaruar më herët se trupat do të qëndronin në Grenlandë më gjatë se sa ishte planifikuar fillimisht. Megjithatë, vendimi për largimin u mor të dielën në mëngjes, pa asnjë shpjegim zyrtar drejtuar ushtrisë, duke anuluar menjëherë të gjitha takimet e planifikuara.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sipas Bild, urdhri ishte i qartë dhe i menjëhershëm: “kthehuni”. Ende nuk dihet nëse ky vendim lidhet drejtpërdrejt me kërcënimet e Trump për tarifa ndaj vendeve evropiane që dërguan trupa në Grenlandë, apo nëse ka arsye të tjera diplomatike apo ushtarake pas këtij veprimi.