“U tremba, ja çfarë po më bënte ai mua!” – flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Makrynias në Aitoloakarnania të Greqia, ku është vrarë kryetari i komunitetit Lithovouni, 51-vjeçari Kostas Alexandris. Policia greke dyshon se vrasja ka ndodhur për motive personale, të lidhura me një konflikt romantik.

Sipas hetimeve paraprake, autori 44-vjeçar dyshohet se i kishte ngritur pritë viktimës dhe e ka qëlluar tre herë me armë zjarri, teksa ai po udhëtonte me makinë. Pas të shtënave, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua, ndërsa viktima humbi jetën në vend.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Autori u vetëdorëzua disa orë më vonë duke pranuar krimin, të cilin e cilësoi si “krim pasioni”, duke përmendur një rivalitet sentimental. Ai ndodhet tashmë në paraburgim, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

Leave a comment