VIDEO | Lapaj shkund sheshin me mesazhin e Marco Rubio: “Koha e Ramës mbaroi”

Para Kryeministria ka nisur protesta e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes Shqipëria Bëhet. Qindra qytetarë u mblodhën në bulevard, duke mbajtur flamuj e pankarta dhe duke brohoritur kundër qeverisë.

Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, protestuesit marshuan drejt godinës së qeverisë. Në fjalën e tij, Lapaj akuzoi qeverinë e Edi Rama për korrupsion, frikë dhe lidhje me krimin, duke e cilësuar si një regjim që ka vendosur shtetin në funksion të drogës.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Protesta u zhvillua nën masa të forta sigurie, pasi Garda e Republikës kishte blinduar më herët hyrjet e Kryeministrisë. Lapaj paralajmëroi vijimin e protestave deri në largimin e Ramës, duke kujtuar përplasjet e mëparshme me Policinë, ku ai vetë mbeti i lënduar dhe u shtrua në Spitalin e Traumës.

Leave a comment