Ngjarje tronditëse në Reç: 26-vjeçari pretendon dhunë nga 10 punonjës policie

Një e afërme e një të dënuari në IEVP Reç ka denoncuar për JOQ se 26-vjeçari me iniciale R.Z. është dhunuar fizikisht për herë të dytë nga rreth 10 punonjës policie, për arsye ende të paqarta.

Sipas familjarëve, herën e parë i riu ka arritur të kontaktojë familjen për të treguar dhunën e ushtruar ndaj tij. Pas këtij komunikimi, ai dyshohet se është dhunuar sërish si ndëshkim dhe është dërguar në izolim, ndërsa familja thotë se nuk ka më asnjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Familjarët pretendojnë se R.Z. ka pësuar goditje në brinjë, stomak dhe kokë dhe se disponojnë dëshmitarë që kanë parë shenja dhune fizike. Ndërkohë, një oficer i burgut u ka mohuar akuzat, duke deklaruar se “askush nuk e ka dhunuar”, ndërsa familja kërkon reagim urgjent dhe transparencë.

Leave a comment