Katastrofë në prag? Rrëshqitje masive godasin zonën, shtëpitë po shemben

Një situatë e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Spatharë, në Njësinë Administrative Qendër të bashkisë së Librazhd, ku janë shënuar rrëshqitje masive të tokës. Fenomeni ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe infrastrukturë.

Sipas informacioneve nga terreni, rrëshqitjet e para janë konstatuar rreth orës 14:30 dhe janë riaktivizuar pas afro një ore, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha toke. Në orët e pasdites, situata u përkeqësua, duke dëmtuar lehtë dhjetëra shtëpi dhe rëndë shtatë banesa.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Më problematike paraqitet Lagjja Hoxha dhe zona pranë ish-depos së furnizimit me ujë të qytetit, e njohur për problematika gjeologjike të përsëritura. Autoritetet vendore janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa pritet vlerësimi i plotë i dëmeve dhe marrja e masave për sigurinë e banorëve.

Leave a comment