Ministria e Financave ka hartuar Programin e Reformave Ekonomike 2026–2028, i cili parashikon rritje ekonomike mesatare prej 4% në vit. Rritja pritet të nxitet nga konsumi privat dhe investimet në infrastrukturë e sektorë strategjikë, veçanërisht turizmi.
Sipas dokumentit, konsumi final do të rritet mesatarisht me 2.5% në vit, ndërsa investimet me 6.6%, duke dhënë kontributin kryesor në rritjen e PBB-së. Turizmi pritet të rritet me 5.4%, ndërtimi me 3.2% dhe industria me 2.7%, ndërsa bujqësia do të mbetet pothuajse pa ndikim pozitiv.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Programi parashikon gjithashtu eliminimin e përjashtimeve tatimore, uljen e borxhit publik dhe një reformë të re për pensionet. Borxhi publik pritet të zbresë nga 54.1% në vitin 2025 në rreth 51% në fund të vitit 2028, ndërsa punësimi projektohet me rritje minimale prej 0.1%.