Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK kanë zhvilluar një operacion të gjerë gjatë së premtes në disa kulla në qendër të Tiranës, ku janë ushtruar kontrolle në gjashtë ambiente të ndryshme dhe janë arrestuar dhjetë persona. Operacioni kishte në fokus aktivitetin e paligjshëm të Call Center-ave, të cilët dyshohet se lëviznin vazhdimisht vendndodhjen për të shmangur identifikimin nga autoritetet.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë aksionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit R.Gj., E.Gj., D.Q., E.M., R.P. dhe O.K. Ndërkohë, tre persona të identifikuar si drejtues apo “bosa” të këtij aktiviteti, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, janë shpallur në kërkim dhe po vijojnë përpjekjet për lokalizimin e tyre.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Hetimet kanë zbuluar se ambientet ku ushtrohej aktiviteti i Call Center-it ndodheshin në një pronë në administrim të shoqërisë “C Property”. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi veprat penale konkrete, ndërsa pritet që SPAK të dalë me një njoftim zyrtar në vijim, teksa hetimet për këtë rrjet vazhdojnë.