Çfarë u gjet në Tiranë? Operacioni i SPAK me autoritetet italiane..!!

Mbrëmjen e sotme u raportua gjerësisht për një operacion të përbashkët të SPAK dhe BKH, të zhvilluar nën koordinimin e antimafias italiane, në një nga kullat më luksoze të Tiranës. Sipas burimeve mediatike, kontrolli erdhi pas një hetimi disa mujor. Operacioni u zhvillua me pjesëmarrjen e strukturave shqiptare dhe italiane.

Burime për priza.al bëjnë me dije se hetimi lidhet me një investigim të emisionit italian “Le Iene”, që dyshohet se ka zbuluar një rrjet të organizuar mashtrimesh përmes call center-ave. Pas infiltrimeve dhe dokumentimit të skemës, informacioni iu përcoll autoriteteve italiane, të cilat në bashkëpunim me SPAK drejtuan aksionin. Kontrollet dyshohet se zbuluan shuma të mëdha parash cash dhe kuleta kriptomonedhash.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Operacioni ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të raportimeve se në biznesin e kontrolluar është aksionere Alba Balla, motra e Taulant Ballës. Burimet theksojnë se në terren ishte i pranishëm edhe drejtuesi i BKH, Joni Keta. Autoritetet nuk kanë ende një njoftim zyrtar, ndërsa operacioni vijon.

Leave a comment