Gjermania hyn në një supervit elektoral, me zgjedhje rajonale në pesë lande që pritet të testojnë seriozisht ekuilibrat politikë. Zgjedhjet nisin në mars në jugperëndim, në Baden-Württemberg dhe Rheinland-Pfalz, ndërsa në shtator vijojnë në lindje, në Sachsen-Anhalt, Mecklenburg-Vorpommern dhe në Berlin. Këto zgjedhje konsiderohen vendimtare për konfigurimet e ardhshme qeverisëse në nivel rajonal dhe ndikimin e tyre në politikën federale.
Një zhvillim kyç është forcimi i AfD edhe në perëndim, ndërkohë që partitë tradicionale po humbasin terren. Sondazhet tregojnë epërsi të CDU-s, partisë së qendrës së djathtë të kancelarit Friedrich Merz, por edhe rritje të ndjeshme të AfD-së, ndërsa SPD shfaq dobësi relative. Kjo pritet ta vështirësojë formimin e qeverive dhe të rrisë gjasat për koalicione të pazakonta ose qeveri pakice.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Vëmendja më e madhe përqendrohet te Sachsen-Anhalt, ku AfD-ja mund të arrijë për herë të parë një shumicë absolute (sondazhe deri në 40%). Një skenar i tillë do të vinte në provë “kordonin sanitar” të partive të tjera kundër bashkëpunimit me të djathtën ekstreme. Nëse AfD-ja del e para pa shumicë, partitë e tjera do të përballen me dilema të forta qeverisëse, përfshirë opsionin e qeverive pakice të toleruara.
Megjithëse Gjermania mbetet më stabile se shumë vende të tjera, pakënaqësia publike është e lartë (71% sipas një sondazhi të Bild am Sonntag). Klima politike do të varet shumë nga ekonomia: një rikthim modest i rritjes mund të zbusë tensionet. Ndërkohë, masa lehtësuese si rritja e pagës minimale, ulja e TVSH-së për