SHBA “shpartallon” Ilir Metën

SPAK ka forcuar dyshimet ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, pasi ka administruar një letër-porosi të mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pretendohet zbulimi i një shume të re prej rreth 280 mijë dollarësh, e përfituar në mënyrë të paligjshme. Kjo shumë iu shtua materialeve hetimore të mbledhura më herët dhe u përdor si argument për të mos ndryshuar masën e sigurisë ndaj Metës në seancën e 5 janarit në Gjykatën e Posaçme.

Sipas SPAK, shuma lidhet me një kontratë lobimi me kompaninë GSIS, duke iu shtuar vlerës fillestare prej rreth 246 mijë dollarësh, për të cilat Meta akuzohej më herët. Prokurorët kanë pretenduar se kjo shumë përbën jo vetëm përfitim të paligjshëm, por edhe element të dyshuar të pastrimit të produkteve penale, duke e rënduar më tej pozitën juridike të ish-kreut të shtetit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Nga ana e tij, Ilir Meta ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë provë që ai të ketë shkelur ligjin shqiptar apo amerikan. Ai ka theksuar se letër-porositë ndërkombëtare, sipas tij, nuk synojnë zbardhjen e së vërtetës, por mjegullimin dhe fshehjen e saj, duke këmbëngulur në pafajësinë e tij lidhur me çështjen e lobimeve.

Leave a comment