“Ne nuk jemi Franca”- Rama në Grupin Parlamentar: Mos bëni më gabimet me ligjet për integrimin në BE! Na kanë vënë edhe më shumë kushte se Kroacisë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje deputetëve dhe ministrave socialistë që të shmangin gabimet në hartimin dhe diskutimin e drafteve të ligjeve që lidhen me procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian. Ai theksoi se Shqipëria nuk mund të krahasohet me vende si Franca apo Gjermania dhe se ligjet duhet të përshtaten sipas kushteve strikte që vendos BE-ja, duke pranuar se edhe vetë ka bërë gabime në këtë drejtim në të kaluarën.

Rama nënvizoi se procesi i negociatave nuk lejon diskutime të brendshme politike mbi draftet pasi ato të jenë negociuar me Komisionin Evropian. Sipas tij, ligjet që vijnë nga ky proces duhet të miratohen dhe jo të rihapen për debat, pasi alternativa është vënia në pikëpyetje e vetë synimit për anëtarësim. Kryeministri theksoi se Shqipëria përballet me kushte më të rënda se vendet që janë anëtarësuar më herët, përfshirë edhe Kroacinë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Në fund, Rama kërkoi më shumë përfshirje dhe bashkëpunim nga deputetët me eksperiencë në grupet e punës për hartimin e ligjeve, si dhe një komunikim më të ngushtë mes qeverisë dhe grupit parlamentar. Ai theksoi se objektivi i vitit 2030 për anëtarësimin në BE kërkon përqendrim maksimal, disiplinë dhe respektim të plotë të rregullave të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Leave a comment