Çmenden temperaturat/ Sinoptikanët zbulojnë ‘surprizat’ e motit, për fundjavën

Kjo fundjavë e janarit pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin. Sipas sinoptikanëve, vranësirat do të jenë të pranishme herë pas here, por pa gjeneruar reshje domethënëse, ndërsa do të ketë edhe intervale me kthjellime, sidomos gjatë ditës së shtunë.

Sinoptikani Hakil Osmani sqaron se vranësirat do të jenë më të dukshme në vijën bregdetare dhe në zonat jugore, ku mund të shfaqen vetëm pika shiu të izoluara dhe afatshkurtra. Ai thekson se këto reshje nuk do të jenë problematike dhe nuk pritet të ndikojnë në aktivitetet e fundjavës.

Sa i përket temperaturave, të shtunën ato do të shënojnë një rritje të lehtë, me maksimume deri në 18°C në Ultësirën Perëndimore dhe 13–14°C në zonat malore. Ndërsa të dielën parashikohet rënie e temperaturave, me minimale deri në -2°C ose -3°C në zonat malore dhe maksimume rreth 15–16°C, tendencë që do të vijojë edhe në fillim të javës së ardhshme.

Leave a comment