Qeveria po rishikon projektvendimin për çmimet e referencës së banesave në rrethe, duke përfshirë për herë të parë të gjitha zonat rurale të Shqipërisë në hartën fiskale. Sipas ndryshimeve të propozuara, zonat rurale do të kenë çmime reference të barabarta me ato aktuale të qyteteve, duke hequr mundësinë që bashkitë t’i reduktojnë deri në 30–35% siç ndodhte deri tani, në bazë të VKM nr. 132 (2018).
Me rishikimin e fundit, numri total i zonave të referencës rritet në 176, ku përfshihen edhe zona bregdetare dhe fshatra me zhvillim rezidencial. Në Durrës, çmimet do të variojnë nga 45 mijë deri në 200 mijë lekë/m², ndërsa Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj ndahen në katër zona kadastrale. Rritje të ndjeshme parashikohen edhe për Vlorë, Sarandë dhe Himarë, me çmime që arrijnë deri në 140–200 mijë lekë/m² në zonat më të kërkuara.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Rritja e çmimeve të referencës do të sjellë automatikisht rritje të taksës së ndërtesës dhe të taksës së ndikimit në infrastrukturë për individët dhe bizneset, si dhe do të përdoret si bazë për rivlerësimin e pasurive. Sipas parashikimeve të Ministria e Financave, ndryshimet pritet të gjenerojnë rreth 2.6 miliardë lekë të ardhura shtesë në vit. Projektvendimi pritet të miratohet së shpejti nga qeveria, pas përfundimit të konsultimeve publike.