Kushte atmosferike të qëndrueshme, por në disa zona priten reshje shiu! Ja temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, pas orëve të mesditës mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Në veriperëndim – perëndim, pjesërisht në qendër dhe në ekstremin jugor në orët e mëngjesit deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s..

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por në disa zona priten reshje

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por në disa zona priten reshje

Leave a comment