“Më interesanti…”/ Dritan Shakohoxha mendon se këtë Big Brother VIP 5 do ta fitojë…

I ftuar në Big Brother Radio me Atalanta Kërçyku dhe Edea Demaliaj, ishte Dritan Shakohoxha. Ish-komentatori sportiv foli hapur për imitimin që i ka bërë Stenaldo brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke u shprehur i surprizuar pozitivisht nga mënyra se si ishte realizuar.

Gjatë bisedës, Shakohoxha u pyet se cili banor, sipas tij, ka më shumë gjasa ta fitojë këtë edicion. Ai u tregua i prerë në përgjigje, duke theksuar se Stenaldo është kandidati më i fortë për fitore, pasi sipas tij është banori më interesant dhe më i kompletuar në lojë deri në këtë fazë të spektaklit.

Madje, ai shtoi me humor se Stenaldo e ka imituar aq mirë, sa vetë Shakohoxha nuk do të kishte mundur kurrë ta bënte më mirë veten.

“Ju betohem që nuk do ta kisha bërë kurrë kaq mirë Shakon,” u shpreh ai, duke e cilësuar imitimin si një nga momentet më të arrira të këtij sezoni të Big Brother VIP.

Leave a comment