Shkëlqim Hajdari është dorëhequr nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm.
Hajdari mbante këtë post që prej vitit 2016 kur u emërua nga Këshilli i Ministrave.
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka një eksperiencë të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Ai dha dorëheqjen si Prokuror i Shkodrës ne vitin 2016.
“Bac u kry! Jam thellësisht i lumtur, për finalizimin e reformës ligjore ne fushën e inspektimeve.
Rezultatet e kësaj reforme janë 5 masat e para administrative, te shfuqizuara ne komisionin e shqyrtimit te ankesave, bazuar ne ligj, objektivitet e transparence, me perfaqesues ne komision nga Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror që ka vendosur gjobën, Ministria e linjes, si dhe perfaqesues nga shoqatat e biznesit.
Tani e tutje kujdes, sepse paligjshmeria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit te ndershëm, do të marrë fund! Falenderim e mirenjohje per te gjithë stafin e Inspektoratit të Pergjithshëm dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë të lodhshme, e të veshtirë, por vizionare sipas standarteve me te mira të inspektimeve në BE”, shkruan ai në një reagim në rrjetet sociale.