Trupi i pajetë i Floresha Prengu, 35-vjeçares me origjinë shqiptare, është gjetur në Trento, më shumë se dy muaj pas zhdukjes së saj. Sipas mediave italiane, trupi u zbulua përgjatë lumit Adige, rreth 40 kilometra larg banesës së saj, ndërsa identifikimi nga familjarët u bë disa ditë më vonë.
Floresha, nënë e dy vajzave, ishte zhdukur që prej mëngjesit të 22 tetorit, kur doli herët nga shtëpia për në punë dhe nuk u kthye më në orarin e zakonshëm. Bashkëshorti i saj njoftoi menjëherë policinë, duke vënë në lëvizje një operacion të gjerë kërkimi në male dhe lumenj, ku u angazhuan zjarrfikës, zhytës dhe helikopterë.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
35-vjeçarja punonte si pastruese në disa pallate dhe ishte larguar nga shtëpia vetëm me telefonin e saj. Familjarë dhe miq kanë deklaruar se ajo ishte shumë e lidhur me vajzat dhe nuk do t’i kishte braktisur kurrë. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes apo rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.